Gjendja e 21- vjecarit te plagosur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Beltoje te Njesise Administrative Berdice ne Bashkine Shkoder, eshte e rende. Mesohet se Edmir Nilaj eshte goditur ne koke me pistolete. Policia dyshon se autori i mundshem i plagosjes eshte shtetati Admir Dekovi, i cili kishte edhe detyren e truprojes ne lokalin me muzike, 35- vjecari Dekovi eshte shpallur ne kerkim policor ndersa jane shperndare edhe fotografite per identifikimin e tij. Per zbardhjen e ngjarjes ne momentet e para, policia ka merre ne pyetje me shume se 10 persona qe mund te kene dijeni. Per te shpetuar jeten e 21- vjecarit ka nisur sensbilizim edhe ne rrjetet sociale per dhurim gjaku nga ata qe kane mundesi.