Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me datë 03.09.2017, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë identifikimi dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjithashtu u bë arrestimi për veprën penale “Moskallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasve:
Alberto N. 32 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Bert Sh. 34 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Leandro N. 35 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër.
Eduard F. 33 vjeç, banues në Hot i Ri Shkodër
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.”. /ShkodraWeb/