Një diamant i pazakontë është gjetur në Siberi. Brenda diamantit qëndron i bllokuar një diamant tjetër, i cili lëviz lirshëm brenda tij.
Ky është diamanti i parë i këtij lloji në histori. Gjetja unike u bë në fushën e Nakino në Saja. Guri i çmuar mendohet se është 800 milionë vjeçar. Ai peshon 0.122 gram dhe ka një madhësi prej 4.8 × 4.9 × 2.8 mm.
Shkencëtarët rusë besojnë se fillimisht u formua diamanti brenda, ndërsa i jashtmi u shfaq më vonë. Diamanti i brendshëm ndodhet brenda një zgavre të mbyllur, ku mund të lëvizë lirshëm.
Kjo zbrazëti mes dy diamanteve ka një vëllim prej vetëm 6 milimetër kub. Por ajo çfarë i habit më shumë të gjithë është sesi u formua hapësira mes dy diamanteve.