Objektivi kryesor është ai i gjetjes së një zgjidhjeje për krizën e obezitetit, rritja e vëmendjes, përmirësimi i politikave adresuar gjetjes së zgjidhjeve për trajtimin e obezitetit dhe parandalimin e tij.
Obeziteti përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si “akumulim jonormal ose i tepërt i yndyrës, e cila rrezikon shëndetin”.
Kostoja ekonomike dhe sociale që i atribuohet obezitetit çdo vit është e konsiderueshme. • Të paktën 2.8 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës dhe obezitetit.
• Parandalimi i obezitetit kërkon bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e komunitetit.
• Obeziteti është një nga shkaqet kryesore të shumë sëmundjeve kronike duke përfshirë: sëmundjen e zemrës, e mëlçisë, diabetin, disa lloje kancerash etj.
• Obeziteti është rezultat i një çekuilibrimi midis kalorive që individi konsumon dhe kalorive që shpenzon.
• Mbipesha dhe obeziteti janë shkaktarë të më shumë vdekjeve, krahasuar me ato që vijnë nga kequshqyerja.
• Gratë kanë më shumë të ngjarë të jenë beze, sesa burrat.
• Ndikimi mjedisor dhe shoqëror është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të zgjedhjes dietike të një individi.
• Një dietë e shëndetshme e shoqëruar me aktivitet fizik, siç është ecja, ndihmon në parandalimin e mbipeshës.
• Sipas OBSH-së,në 2025-ën, 2.7 miliardë njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.