Dikur një peshëngritës, ndërsa sot shfaqet duke luajtur me një top futbolli. Ky është mëngjesi ndryshe i presidentit Ilir Meta, larg angazhimeve politike. Ka qenë vetë kreu i shtetit ai që ka postuar një video teksa shfaqet duke u argëtuar me top, afër bregut të detit.
“E diela është më e bukur kur nis sportive! ⚽”, shkruan Meta, duke treguar kështu edhe aftësitë e tij sportive.