Te gjithe ata persona qe kerkojne te perfitojne azil ne vende te huaja me motiv te rreme gjakmarrjen, tashme do ta kene te pamundur sepse do te zbulohen shpejt. Kjo pasi eshte krijuar baza e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri nga Policia e Shtetit. Akses i shpejtë i informacionit vetëm për qëllime policore për evidentimin e të gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimin e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimin e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve. Gjithashtu kjo bazë të dhënash do të shërbejë dhe parandalojë abuzimin me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacion të ndërsjelltë policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përforin këtë motiv për të kërkuar azil.
Për herë të parë, Policia e Shtetit po krijon një bazë të të dhënave për gjakmarrjen në Shqipëri, për evidentimin dhe historikun e individëve apo familjeve të prekura nga Gjakmarrja.
Gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrjes është keqpërdorur nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Vazhdimisht Policia e Shtetit merr kërkesa nga homologët e tyre për verifikimin e deklaratave të shtetasve shqiptarë që pretendojnë se janë në gjakmarrje.
Administrimi i një baze me këto të dhëna do të shërbejë për parandalimin e kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Baza e të dhënave do të ndikojë gjithashtu pozitivisht në punën e Policisë së Shtetit duke ofruar konsultimin e të dhënave dhe marrjen e informacionit në çdo kohë për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.