Shqiptari Sergio Malaj 24 vjeç, i lindur në Shkodër dhe banues në Rajonin e Lazio-s në Itali, është vënë në pranga nga autoritetet italiane si autor i vr.asjes së 91 vjeçares italiane Diva Compagnucci ish- mësuese në pension.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Tolfa në provincën e Civitavecchias në provincën e Romës. Viktima u gjet në gjendje agonie nga vajzat e saj, dhe ndërroi jetë në spital për shkak të d.hunës fizike që kishte marrë mbi trup.
Brenda pak orëve forcat e rendit kanë identifikuar se 24 vjeçari Sergo Malaj, djali i një gruaje shqiptare që prej disa vitesh punonte në shtëpinë e të moshuarës italiane, është autori i vr.asjes.
Motivi që ka shtyrë shqiptarin në këtë vr.asje ka qenë grabitje për më pak se 100 euro, që 91 vjeçarja italiane mbante në portofolin e saj. Autori e ka d.hunuar rëndë me grushta e shkelma, derisa t’i dorëzonte paratë.
24 vjeçari shqiptar është arrestuar në banesën e tij ku u gjetën dhe veshje të ndotura me gj.akun e viktimës. 91 vjeçarja Diva Compagnucci jetonte e vetme në banesë dhe porta e shtëpisë nuk ishte shpërthyer, shenjë e qartë se e njihte autorin e vr.asjes, e fakt ky që ndihmoj autoritetet italiane të hetojnë tek personat që hynin e dilnin në shtëpinë e viktimës.
Në profilin Facebook të Sergio Malaj janë gjetur fotografi të tij me pistoletë.