Një tjetër rrugë po rikthehet në gjendjen optimale në qytetin e Shkodrës. Me një investim 11 milion lekë të reja, nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, është mundësuar rikonstruksioni i plotë i kanalizimeve të ujërave të zeza- KUZ, kanalizimeve të ujërave të bardha- KUB, rrjeti i ujësjellësit, sipërfaqja asfaltike, ndriçimi LED dhe sinjalistika vertikale e horizontale.
Në një gjatësi 260 meter linear të rrugës, janë vendosur 710 metër linear tubacione KUB dhe KUZ, 450 metër linear rrjet ujësjellësi. Me përfundimin e punimeve, një nga zonat më autoktone të qytetit, me densitet të lartë banorësh, përmirëson rrënjësisht aksesin në shërbime dhe lëvizshmëri të këmbësorëve e mjeteve.