Drejtoria Vendore e Policise Lezhe njofton: Me datë 05.09.2017, është marrë njoftim se në Malin e Rrencit në Shëngjin – Lezhë , ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku falë veprimeve të shpejta hetimore , bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– E.Gj 31 vjeç, banues në Gocaj – Lezhë si autor i dyshuar i të qëlluarit në ajër me armë zjarri në “Malin e Rrencit” në Shëngjin.
Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/2 dhe 274 të Kodit Penal. Gjithashtu u proçedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi A.U. 36 vjeç, banues në Shëngjin – Lezhë , për veprën penale “Moskallzim krimi ” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal . Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe një gëzhojë. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. /ShkodraWeb/