“Miremengjes te gjitheve nga Alvini i lire ne Damask!”. Me këtë foto që shihni më poshtë, gazetari Ilir Kulla ka dhënë lajmin e mirë dhe të shumëpritur për Alvin Berisha, djalin shqiptar i cili ndodhej në Siri dhe babai i tij kishte ditë që bënte apel ta ndihmonin djalin e tij të nxirrej nga kampi ku mund t’i rrezikohej edhe jeta.
Alvin Berisha është nxjerrë nga kampi i të burgosurve Al Hole dhe së shpejti ai pritet të shkojë në Romë. Aktualisht ndodhet në Siri dhe sic duket në këtë foto gëzon shëndet të plotë dhe është i qeshur. Në aksionin për shpëtimin e tij u angazhua dhe konsullata shqiptare së bashku me inteligjencën italiane.