Detaje të reja publikohen nga ngjarja e rëndë në fshatin Sumë të Pultit në Dukagjin të Shkodrës ditën e merkurë, humbi jetën në atentat një 43- vjeçar. Shtetasit Gjergj Krygja i eshte bërë pritë pranë deres se shtepise ndersa të shtënat jane degjuar nga gruaja e tij e cila ka dale menjehere por e ka gjetur përtokë ndersa eshte shtënë ndaj tij katër herë me kallash nga nje largesi prej rreth 20 meter.
Mendohet se autoret e atentatit e kane ruajtur 43- vjeçarin dhe sapo e kane pare te vetem e kane shenjestruar. Dyshimet jane se autoret kane levizur ne kembe dhe jo me makine. Familjaret fillimisht kane kerkuar helikopter duke menduar se kishte mbetur i pl.agosur rende por ne pak minuta ka nderruar jete ne vendngjarje.
Policia eshte nisur serish sot drejt vendit te ngjarjes per te gjetur gezhojat e kater plumbave me te cilet eshte shtënë si dhe prova te tjera duke qene se nje dite me pare ka qene tejet e veshtire per shkak te kushteve atmosferike me reshje te dendura shiu.
Familjaret kane deklaruar se ata nuk e kane idene perse ka ndodhur kjo vr.asje dhe jane shprehur se ne dijenine e tyre 43- vjeçari nuk ka patur ndonje konflikt me askend. Gjergj Krygja kishte shkuar me familjen per te mbledhur prodhimet e dimrit ne Dukagjin sepse shtepine ku jeton e ka ne fshatin Shtoj te Njesise Administrative Rrethina, Bashkia Shkoder. Policia vijon punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje dhe identifikimin dhe gjetjen e autoreve.
Kjo eshte vr.asja e dyte e ndodhur brenda pak koheve ne Dukagjin teksa ne 21 tetor ra në pritë duke humbur jetën shtetasi Lazer Arra ne fshatin Palaj te njesise Shosh ne Dukagjin. Keto ngjarje nuk kane lidhje me njera-tjetren por kane ndodhur brenda nje kohe te shkurter duke tronditur Dukagjinin dhe qytetin e Shkodres.