Babai i puth duart, motrat më të mëdhas e ledhatojnë. Deri para pak javësh, ky takim dukej thuajse i paarritshëm. Mëngjesin e sotëm ishte realitet. Pamje që ngjallin ndeshmëri të lartë tek të gjithë ata që i shohin në videon e publikuar nga Kryqi i Kuq Italian në Romë. Mëngjesin e sotëm vogëlushi Alvin Berisha ka mbërritur nga Bejruti në aeroportin Fiumicino të Romës. I shoqëruar nga përfaqësues të Kryqit të Kuq Italian, Alvini është takuar me babain dhe motrat që e prisnin në aeroport.
Mbyllet me një fund të lumtur një dramë që drithëroi miliona njerëz. Në Shqipëri dhe Itali sensibilizimi ishte në nivele maksimale. Çdo gjë nisi nga emisioni investigativ në Italia 1 “Le Iene”, pjesë e të cilit është edhe gazetari shkodran Taulant Kopliku. Pas më pak se një muaji, misioni u krye. Alvin Berisha është pranë njerëzve të tij më të dashur, në vendlindjen e tij Itali. Tashmë nis një tjetër etapë e vështirë për familjen Berisha dhe vetë Alvinin, rikuperimi nga tmerret që mund të ketë parë në kampin Al Hawl në Siri por edhe jashtë tij, nga mosha 6 vjeçare kur u rrëmbye nga ema për tu dërguar në zonat e luftës, deri sot kur pesë vite më pas u bashkua me njerëzit e tij më të dashur. Është koha të mendohet për “Alvinët” e tjerë shqiptarë në Siri. Janë të shumtë ata që atje por edhe në Shqipëri presin të kenë fatin e Alvin Berishës!
Mirë se u ktheve në shtëpi Alvin! Qofsh i pari i një vargu të gjatë vogëlushësh që duhet të kthehen pranë familjeve të tyre! /ShkodraWeb/