Edmond Como eshte konsideruar nga policia italiane si pjese e nje grupi te strukturuar nderkombetar te trafikut te droges. Sipas mediave italiane, me 14 korrik 2011 kane rene ne pranga brenda dhe jashte Italise ne nje aksion nderkombetar 41 persona. Mes tyre, rezulton edhe shqiptari nga Malesia e Madhe, qe ne ate kohe ishte ne burg. Operacioni “Krimi 3” ne Kalabri, Sicili, Lacio e Lombardi, i shtrire edhe ne Spanje e Holande ku u arrestuan 5 persona, eshte bere publik ne nje konference per shtyp ne ate kohe te shefit te Anti Mafias Italiane Piero Grasso. Ne kete operacion nderkombetar, u kerkua arrestimi edhe i 3 personave ne Kolumbi, Venezuele dhe Shtetet e Bashkuara. Per mberritjen e droges ne Itali, eshte perdorur porti i Gioia Tauro. Me poshte, lista e personave te arrestuar gjate ketij aksioni, ku perfshihet edhe emri i shqiptarit Edmond Como, i arrestuar sot ne Shqiperi. /ShkodraWeb/