Teatri “Migjeni” ka celur sezonin e ri me aktorin e mirenjohur Sander Ruci. Sic ndodh thuajse ne te gjitha shfaqjet e tij, “Mjeshtri i madh” Ruci pervec se ne qender te ketij “stand up show” si aktor, eshte regjisor dhe producent. Nata e pare, me 6 shtator ka qene nje sukses i vertete dhe po te perdoresh gjuhen e sportit, “nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles” nga spektatoret qe kishin tejmbushur cdo hapesire te salles. Ne qender te spektaklit ka qene vete Sander Ruci, i cili ka sjelle disa personazhe ne skene kur pervec humorit dhe te qeshurave, tek spektatoret ai ka ngjallur edhe meditim. Kontornoja e kesaj shfaqje u permbush mese miri edhe me pranine e Zyliha Miloti, Bujar Qamili, Mateus Frroku, Riad Bashi, Ketlin Pjalmi, Klodiana Vata e Niki Mjeda. Pervec kenaqesise per realizimin me sukses te ketij spektakli te shprehur nga vete Ruci, edhe te pranishmit ne salle apo edhe ne rrjete sociale kane dhene vleresime te larta. E gjithe ecuria e ketij spektakli qe do te jepet edhe me 7 shtator, eshte percjelle me vemendje te posacme nga mediat, te cilat nuk kane munguar as diten e premieres. Parashikohet qe ky spektakel te dale edhe jashte kufijve te Shqiperise, per tu gjendur aty ku me se shumti jetojne bashkekombasit. “Mjeshtri i Madh” Ruci, pas 12 viteve ne SHBA ka premtuar se do te jete i pranishem ne jeten artistike- kulturore te Shkodres e Shqiperise dhe duhet pranuar se rikthimi ne skene pas disa viteve mungese, ka qene nje sukses i vertete. Nderkohe, ne vijim disa foto te realizuara gjate shfaqjes nga Ramazan Ceka. /ShkodraWeb/