Drejtoria Vendore e Policise Lezhe njofton: Me datë 07.09.2017, nga Seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – Erjon Nikolli, 20 vjeç, banues në fshatin Zojs, Gjader në Lezhë. Ky shtetas, në fshat, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Në cilësinë e proves materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja në vendngjarje, si dhe arma e zjarrit automatik AK-47.
Veprat penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /ShkodraWeb/