Tjetër ngjarje e rëndë, ku janë përfshirë shqiptarë në vendin përtej Adriatikut. Një atentat i mirëorganizuar për larjen e llogarive për çështje shpërndarje “malli”. Ka humbur jetën shqiptari, Ervin Karafili, 34 vjeçar, banues në Caldiero në Verona të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i njohur por policinë, për të cilin mendonin se ishte një shpërndarës i nivelit të ulët. Ai u shenjestruar në një parking përballë një ferme agroturizmi në Corte Casalino.
Dinamika e atentatit
Atentatori duket se ka planifikuar gjithçka. Siç shkruajnë mediat italiane, Ervini ishte “shoqëruar” në vendin e ngjarjes dhe më pas u ekzekutua. Ai u shenjestrua në distancë të afërt, çka do të thotë se çdo gjë ishte e planifikuar. Një plumb në kokë i ka marrë jetën pa i lënë asnjë mundësi ndërhyrje as ekipeve mjekësore, duke ndërruar jetë para ardhjes së tyre.
Trupi, u gjet rreth orës 12.45, në anën e pasagjerit të një Volkswagen Passat, i paregjistruar. Nga imazhet e kamerave tregohet ardhje e vazhdueshme e makinave para ngjarjes. Karafili jetonte në Caldiero, ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte me origjinë nga Çerma e Lushnjes dhe jetonte prej disa vitesh në Itali.
Dy persona të ndaluar
Karabinierët filluan menjëherë hetimet. Në vend mbërritën hetuesit nga Legnago. Dy persona u gjurmuan dhe u shoqëruan në orët e vona të pasdites. Ata dyshohet se mund të kenë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes së rëndë.
Hipoteza kryesore është se bëhet fjalë për një kr.im të lidhur me dr.ogën dhe në këtë mënyrë po hetohen kontaktet e 34 vjeçarit, për të kuptuar nëse viktima ishte tërhequr në pritë për shkak të borxheve apo ishte një shitje e përfunduar në mënyrë tragjike.