Policia federale e shtetit të Brazilit ka gjetur 16 milion dollarë në shtëpinë e një ish-ministri. Një fotografi e siguruar nga policia si pjesë e operacionit të quajtur “Lost Treasure” tregoi valixhet dhe kutitë e kartonit të mbushura me kartëmonedha 100-reale dhe 50-reale, dy emetimet më të mëdha të kartëmonedhës në Brazil.
Policia thotë se gjithashtu gjetën një qese të mbushur me dollarë. Pas numërimit të parave brenda natës, forcat policore njoftuan se numri përfundimtar ishte 51 milion reale. (16.4 milionë dollarë).
Mësohet se apartamenti në Salvador, kryeqyteti i shtetit të Bahia, supozohet se përdorej nga Geddel Vieira Lima, një aleat i presidentit Temer dhe më herët ndërlidhës i lartë në Kongres. Vieira Lima dha dorëheqjen vitin e kaluar pas akuzave për influencë.