Ruga “Shasi” në qytetin e Shkodrës, është kantieri më i ri në Bashkinë e Shkodrës. Me një investim 12.1 milion lekë të reja nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, projekti parashikon një ndërhyrje të plotë nëntokësore dhe mbitokësore.
Me përfundimin e punimeve në një gjatësi rreth 425 metër linear, do të shtrohen 1128 metër katror asfalt, trotuar 372 metër katror, KUB dhe KUZ 780 metër linear, rrjet ujësjellësi 450 metër linear, ndriçim LED dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.