Reagim i Presidencës së Republikës së Shqipërisë: “Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kr.iminale.
Ky “solidaritet” vërteton se kr.imet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim. Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për d.hunimin e Kushtetutës.
Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës.
Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje.”.