Alex Soros, djali i George Soros ndodhet në Tiranë dhe po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Burime nga Fondacioni Soros bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në Presidencë, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga zyra e kreut të Shtetit.
Ende nuk dihet thelbi i bisedës midis kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe djalit të George Soros, i cili zhvillon vizita të shpeshta në Ballkan.