Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka shpërthyer pasi i kishin vënë eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “28 nëntori” rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm. Makina ka pësuar dëme të konsiderueshme ndërsa në momentin e shpërthimit ka qenë e parkuar para derës së një banese.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se makina i përket një prokurori në Vlorë, Albet Kulici. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes. Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhje e plotë të kësaj ngjarje.
Prokurori Kulici ka hetuar nje sere dosjesh, por ende nuk ka deklaruar asgje lidhur me ngjarjen dhe dyshimet qe mund te kete. Burimet thanë se prokurori ne fjale ka hetuar ish kryebashkiakun e Vlores Shpetim Gjika, per ceshtjen e Parkimeve ne qytetin bregdetar. Ne ate kohe, ai ka kerkuar burgosjen e Gjikes ne gjykate. Nderkohe ka edhe ceshtje te tjera ne hetim, qe lidhen me pronat ne Vlore, nje ceshtje e nxehte ne kete qytet.