“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 2 prillit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me opinionin e Ismail Qemalit mbi çështjen e Shkodrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Opinioni i Ismail Qemalit për çështjen e Shqipërisë
Romë, 1 prill.
Nga korrespondenti I veçantë i “Matin” (Me telefon).
Ismail Qemal beu, kreu i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, mbërriti sot në Romë. Ai erdhi nga Brindizi, pas një udhëtimi nga Vlora në këtë port, në jahtin e Dukës së Montpensierit.
Ismail Qemal beu, në lidhje me çështjen e Shkodrës, tha :
“Duket se çështja e Shkodrës tashmë është zgjidhje e sipër. Qëndrimi i Malit të Zi nuk më duket se ka gjetur një sukses. Arsyet pse qyteti i Shkodrës duhet të jetë shqiptar janë shumë të njohura, dhe fuqitë tani kanë rënë dakord që ta ftojnë Malin e Zi të nënshtrohet.” /Nga Aurenc BEBJA, Darsiani.com/