Publikohen disa foto të panjohura të ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, të cilat na e parqesin atë në momente të ndryshme të festive të ndërrimit të viteve, duke filluar nga familja e tij e madhe me dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, me bashkëshortet e tyre, Teuta dhe Liljana, vajza, Pranvera me bashkëshortin Klement Kolaneci, dhe fëmijët e tyre të vegjël, e motra Sano.
Foto e cila është bërë tre muaj para se të ndahej nga jeta, foto me Nexhmijen ku ka vënë paruke me flokë të gjatë dhe musteqe e mjekër të bardhë duke imituar Plakun e Vitit të Ri para pemës së vitit të ri të zbukuruar me pambuk e lodra fëmijësh.
Në mbrëmjen festive me fatosat e pionerët e dalluar të Tiranës ku shoqërohet nga “shoku Ramiz”, dhe Sulo Gradeci, e deri tek ajo me anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike në oborrin e vilës së tij në vitin e largët 1973, ku kanë dalë dhe Beqir Balluku, Petrit Dume, Pirro Dodbiba, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, etj., të cilët do të kishin dhe vitin e fundit që do të festonin me Komandantin… /Memorie.al/