Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja është dëmtuar nga persona ende të identifikuar gjatë ditëve të ndërrimit të viteve. Burime pranë Policisë së Shtetit konfirmuan se makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij.
Mësohet se ky automjet është gjuajtur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë, gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, ndërkohë që Policia konfirmon se në datë 2 janar të vitit 2020, analisti ka bërë një kallëzim penal për këtë ngjarje të rëndë. I pyetur nga mediat, analisti Fatos Lubonja ka konfirmuar dëmtimin e makinës së tij. Ai thekson se pret që autoritetet të zbardhin këtë ngjarje.
“ Po është e vërtet që makina ime është d.hunuar. Për këtë ngjarje kam bërë kallëzim penal në prokurori dhe jam në pritje që autoritetet policisë të zbardhin të vërtetën e këtij akti d.hune”, thekson Lubonja.
Rasti i parë
Më datë 1 korrik makina e analistit Lubonja u dëmtua me gurë. Personi, cili u arrestua nga Policia e Shtetit dhe u dënua nga gjykata me burg, ka shprehur ur.rejte ndaj Lubonjës për qëndrimet e tij publike. /PanoramA/