Një shtetas 55 vjecar është hedhur në ujërat e lumit të Bistricës, në pjesën e njohur si Kanali i Çukës. Dëshmitarë në ngjarje kanë qenë disa qytetarë, që në panik nga ajo që panë, njoftuan menjëherë policinë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, e po ashtu edhe familjarë të personit që u vetëhodh në lumë. Deri ne keto momente me qytetin e Sarandes nuk ka nje ekip ekspert per ndjekjen e rasteve te tilla, njoftohet nga vendngjarja.
Qytetari, banor i Sarandës është identifikuar si Bastri Rroshi. Dëshmitarët tregojnë se ky person nuk njihet per probleme ekonomike apo te ndonje natyre tjetër, ndaj mbetet ende e rrethuar me mister arsyeja që e ka shtyrë atë drejt hedhjes në lumë.