Vetëm pak ditë pasi u njofuta se kompanisë ajrore low cost, Fly Ernest i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil, sot ka reaguar përsëri Autoriteti Civil Shqiptar duke sqaruar arsyet që çuan në këtë pezullim dhe se si do të veprohet për rimbursimin e qytetarëve që kishin rezervuar bileta fluturimi.
Sipas Aviacionit Civil qytetarët duhet të kontaktojnë me shërbimin e klientit të kësaj kompanie në mënyrë që të kryejnë fluturimin e tyre meqenëse kompania ka kohë një licencë aktive deri më 13 janar të këtij viti. Më tej njoftimi vijon me shpjegimin e procedurave që duhet të ndjekin pasagjerët për të marrë rimbursimin për biletën, duke shtuar se nëse qytetarët nuk e bëjnë dot fluturimin duhet të bëjnë kërkesën për rimbursim dhe kompensim nëpërmjet sistemit të kompanisë në faqen e tyre në internet në adresën “Kërkesën për rimbursim duhet ta bëjnë edhe pasagjerët që kanë prerë bileta përtej datës 13 Janar 2020”. Një kërkesë e tyre, sipas Aviacionit Civil është i vetmi mekanizëm mbrojtës në dispozicionin e tyre sipas ligjit të BE-së.
Në lidhje me rimbursimet ose kompensimet në rast se kjo ndodh, pasagjerët këshillohen të zbatojnë udhëzimet që do të dalin në vijim nga autoriteti italian dhe/ose entitete të tjera shtetërore në vendin fqinj.
Po ashtu Aviacioni Civil shpjegon se, në një përgjigje të dhënë nga autoritet italiane licenca është pezulluar për shkak se kompania ajrore kishte vështirësi financiare dhe se iu la afat deri më 13 janar që të vërtetojë garanci financiare të nevojshme për vijimin e aktivitetit.
Aktualisht kompania Fly Ernest po operon me kapacitet të kufizuar në avionë dhe staf operues. Kjo situatë ka sjellë edhe anulime dhe ri-skedulime të fluturimeve, por jo deri në pikën e ndalimit total të fluturimeve, thuhet në njoftim.