Para pak minutava është postuar në grupin tonë ShkodraWeb Media një shënim i shoqëruar edhe me dy foto. Sipas asaj që përcillet, ka nisur ndërtimi mbi sipërfaqen e tokës, pasi kanë përfunduar themelet, i një kishe kushtuar Kostandino Katsifas, ekstremistit grek që u asgjësua nga RENEA në Bularat. Sipas të njëjtit postim, gjithçka bëhet me lejen e qeverisë shqiptare dhe kisha po ndërtohet në Bularat.
“Ka filluar betonizmi i kishes per ekstremistin kostandino katsifa kane filluar punimet me lejen e qeverise shqiptare. Fotografia esht nga buliarati derguar nga patrioti tone m.n”, thuhet në postimin e bërë në grupin tonë ShkodraWeb Media. Më poshtë, fotot që shoqërojnë postimin e mësipërm.