Kapet në kohë rekord autori i ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën 30 vjeçarja Enkeleda Çapoku, ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka go.ditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.
Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë. Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.