Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 6 persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në pranë urës mbi lumin Drin, në Ishull Lezhë, ndërsa për pasojë është bllokuar edhe superstrada.
Të aksidentuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.