Pa reshjeve të shiut, Tirana dhe Fushë-Kruja janë mbuluar nga një mjegull e dendur mbrëmjen e sotme. Për pasojë është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve, pasi mjegulla ka “pushtuar” autostradën Tiranë- Durrës, Qafë Kashar- Fushë Krujë dhe disa akse të tjera. Më i vështirë qarkullimi i mjeteve është në segmentin Qafë Kashar- Rinas, për shkak të mungesës së ndriçimit të rrugës.