Si çdo vit, në mjediset e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarku Shkodër, është zhvilluar ceremonia e përvjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka qenë e ftuar dhe ka mbajtur një fjalë përshendetëse, duke përcjellë mesazhe të forta për Policinë e Shtetit. Në prani të autoriteteve të pranishme, Ademi ka bërë një panoramë të rrugëtimit të Policisë së Shtetit në periudha ndryshme, duke nisur që nga krjimi, vitet e diktaturës dhe ditët e sotme. “Uroj që vettingu në Policinë e Shtetit të mos jetë selektiv si ai në Drejtësi”, ka qenë një nga mesazhet e kryebashkiakes Ademi. Më poshtë, fjala e plotë e kryetares së Bashkisë Shkodër.