Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura lidhur me vonesën e rrogave në Bashkinë e Shkodrës. Në një sqarim të shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook, ky institucion nënvizon:
“Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkoder duke u nisur nga deziformimi që po behet në rrjetet sociale lidhur me vonesat në konfirmimin e shprehjes së ligjshmësisë së akteteve të Njësive të Vetqeverisjes Vendore sqaron : se Institucioni i Prefektit Qarkut Shkoder vazhdon punën normalisht mbi bazën e legjislacionin në fuqi (ligjin për Prefektin, aktet e tjera ligjore dhe nen/ligjore si dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit të Prefektit Qarkut Shkoder) .
Nuk ka asnjë vonese ose zvarritje të konfirmimit të akteve, pasi konfirmimi behet sipas delegimit te kompetences, (në mungesë) nga Sekretari i Përgjithshëm.
Ashtu si deri më sot Institucioni i Prefektit do të bashkëpunoje me të gjitha institucionet dhe njesite e vetqeverisjes vendore për zbatimin e detyrimeve ligjore.
Po kështu sqarojmë se ne Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkoder nuk ka asnjë akt te NJQV që ti ketë kaluar afati i shqyrtimit.
Duke iu falenderuar për mirëkuptimin,
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkoder.”.
Për hir të realitetit, të paktën në informacionin e përcjellë nga ShkodraWeb Media, nuk shikojmë askund dizinformim. Vetë sqarimi i Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër pohon se prefekti Millja, nuk është në detyrë. E dyta dhe më e rëndësishmja, thjesht kemi përcjellë një shqetësim të të paktën të 1100 familjeve, të cilat presin pagën e muajit dhjetor të 2019-ës ndërsa po vjen mesi i muajit janar 2020. Sa i takon afateve. se nuk kemi thënë se janë shkelur, por duke parë situatën e krijuar, mund edhe të përshpejtohem, sidomos kur është një çeshtje brenda “familjes”: Nga Keshilli Bashkiak me shumicë socialiste tek një prefekt i të njëjtës ngjyrë politike. E në fund krejt, a ka një datë apo afat për rreth 1100 familje të Bashkisë së Shkodrës se kur do të firmoset buxheti për ti hapur rrugën Degës së Thesarit për rrogat e dhjetorit? E firmos prefekti apo sekretari i përgjithshëm pak rëndësi ka, mjafton ta njohë si firmë Dega e Thesarit.