Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pasi gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha i akuzuar për falsifikim. Balla e quan “teatër të turpshëm” dhe thotë se kush mendon se kjo dosje e rëndë mund të mbyllet pa u hetuar aspak në themel dhe pa u marrë në pyetje gjithë persona e përfshirë e ka gabim.
Sipas tij, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.
“Kush mendon se kjo dosje e rëndë me të pandehur kryesor Lulzim Bashën, mund të mbyllet kështu pa u hetuar aspak në themel, pa u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, e ka shumë gabim. Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.
MUND TË LEXONI EDHE: VIDEO – Del bllof Prokuroria, gjykata pushon çështjen për Bashën dhe zyrtarët e PD-së për “lobimin rus”…
Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin ‘kap çfarë të kapësh’, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.
Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë”, deklaron Balla.