Me nota ironie, por edhe me një retorikë shumë larg asaj politike, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu iu është përgjigjur deklaratave të PD-së se në këtë qark ka kryebashkiakë me të shkuar kr.iminale. Edhe pse demokratët nuk përmendën një emër konkret, Ndreu u ka paraprirë duke thënë se nuk është aspak e vërtetë se ka gënjyer në formularin e dek.riminalizimit.
MUND TË LEXONI EDHE: VIDEO – “Në Veriun e vendit edhe tre kryebashkiakë ‘me hije’ në biografi”, Gazment Bardhi paralajmëron publikimin
“Ca në PD-n e mjerë që i kanë trutë në prapanice paskan thënë se po hetojnë në Lezhe për Kryebashkiakun. Po ju bej me dije se jam rimandatu si deputet në 2017 pas ligjit të dek.riminalizimi dhe nuk kam asnjë kompleks nga liliputet që qejfin e tyre nga poshtë e nxjerrin në gojën e pisët…! Mbani shpresë kot së në Lezhe nuk ka shanse. Targën do ju lë si gjithmonë”, shkruan Ndreu.
Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi se selia blu po verifikohen 3 kryebashkiakë në qarkun Lezhë e Dibër, pasi kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.