Makina e gazetarit të RTV Rozafa, ABCnews dhe Kryetarit të Unionit të Gazetarëve për qarkun e Lezhës, Gjergj Figuri, është dëmtuar qëllimisht gjatë mbrëmjes së djeshme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Figuri publikon fotot e makinës me xhama të thyer ndërsa tregon se ishte e parkuar në rregull dhe sipas tij veprimi ka qenë i qëllimshëm.
“Kjo eshte makina ime… gjate nates me kane thyer xhamin e perparme dhe cuditerisht makina ndodhet e parkuar ne rregull dhe ne nje zone ku nuk mund te bjere asgje nga lart. Nuk e di qellimin e personit dhe as nuk po gjej arsye… por di qe do ta gjej se kush e ka bere”, ka shkruar Figuri ndërsa ka publikuar dhe fotot e makinës.