Menjëherë pas vendimit të opozitës për të mandatuar dy përfaqësuesit e tyre për të ulur në tryezën e negociatave për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi në emër të PD dhe Petrit Vasili në emër të LSI-së nuk kanë humbur kohë. Ata i janë bashkuar sot tryezës së rrumbullakët, ku pala tjetër është Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posacëm dhe Rudina Hajdari.
Në fotot e realizuara nga LSA, nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me “kundërshtarin’ politik, Damian Gjiknuri. Deri më sot, opozita e ka konsideruar atë si “kryehajdutin e zgjedhjeve”, duke kërkuar largimin e tij nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, duke u shprehur se “me Gjiknurin nuk mund të ketë kod zgjedhor të pranueshëm”. Po ashtu bie në sy dhe ftohja me Rudina Hajdarin, e cila në foto duket që mban qëndrim karshi ish-kolegëve të opozitës.
Kushtet e opozitës
3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore janë:
Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.
Ora 13:00 Ne kuader te dialogut per garantimin e nje konsensusi sa me te gjere ne procesin e reformes zgjedhore, diten e sotme ora 13:00, ne mjediset e Pallatit te Kongreseve zhvillohet nje tryeze ne te cilen marrin pjese:
DAMIAN GJIKNURI
(Bashkekryetar i Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore/Perfaqesues i Partise Socialiste)
OERD BYLYKBASHI
(Perfaqesues politik i Partise Demokratike)
RUDINA HAJDARI
(Bashkekryetare e Komisionit te Posaçem per Reformen Zgjedhore/Perfaqesuese e opozites parlamentare)
PETRIT VASILI
(Perfaqesues politik i Levizjes Socialiste per Integrim)