Pas nxjerrjes në ish- Bllok për “vizita mjekësore” të të dënuarit, Dritan Dajti, Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra:
-Drejtorin e IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.
-Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.
-Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.
-Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.
-Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.
-Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.
Në deklaratën për media të Ministrisë thuhet se pas publikimit të kësaj ngjarjeje në media janë ngritur dy gupe punëpër hetimin e çështjes. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me strukturat e saj të posaçme, që kanë hetuar dhe verifikuar të gjitha veprimet e kryera kanë arritur në të njëjtat rezultate duke konstatuar se strukturat drejtuese dhe të kujdesit shëndetësor në IEVP-në Peqin, si dhe strukturat shëndetësore e policore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregulloret e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucionit të burgjeve.