Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me ar.më, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.
Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një ar.më zjarri pa leje, pistoletë e tipit TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Ar.mëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u bllokua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.
Gjithashtu, nga kontrollet e tjera policore, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim:
E. K, 20 vjeç, i cili u ndalua për t’u ndëshkuar me masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”.
B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi rezultoi se ky shtetas ishte i dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve policore, Policia Rrugore e Tiranës ndaloi dhe shtetasin M. C., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi, si dhe duke transportuar me mjet disa shtetas sirianë, në drejtim të Shkodrës, me qëllim dhënien ndihmë, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit. 19-vjeçari është arrestuar në flagrancë, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Nga data 1 deri në 14 janar 2020, falë kontrolleve nga Policia e Shtetit janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 kallashnikovë, 3 ar.më gjahu, 3 pushkë, 1 silenciator, fitil zjarrpërcjellës dhe 3 armë të ftohta (th.ika).