Një 25 vjeçar, banues në fshatin Barç, Korçë është arrestuar nga policia pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Specialistët për Hetimin e Kr.imeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë prangosjen në flagrancë të shtetasit H. Xh.
“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.