Ne vijim te fushates per sherbimet publike online, kryeministri Rama ka qene sot ne Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise, prej nga ka qetesuar gjithe ata qe jane ne panik nese mbyllja e sporteve u rrezikon vendin e punes.
“Duhet të ndryshojë psikologjia e atyre që punojnë në sportele, është krijuar një ide e gabuar, se do mbyllen sportelet dhe do na heqin nga puna. Sportelet nuk mbyllen por atyre u shtohet puna, se do jenë shërbëtore, e jo si polic trafiku që e ke dosjen në rregull kalo, nuk e ke, nuk kalon, por do ta mbushin vetë”- ka thene Rama.
Kryeministri ka njoftuar se sot te miratohet edhe VKM me afatet ligjore qe duhet te zbatohen.
“Do bëjmë një VKM sot dhe do vendosim afatin ligjor, nëse qytetari aplikon dhe i thua ke 15 ditë për ta marrë, ai do zbatohet, në rast se një dokument shtetëror që duhet të merrej nga brenda administratës mungon, do konsiderohet i dhënë, nuk i thuhet qytetarit prit, por do të gjobitet drejtuesi i zyrës përgjegjëse, nga rroga e tij për shkelje të ligjit. Një herë dy herë, herën e tretë të iki fare. Ndryshe nuk funksionin nëse ne u themi do e plotësojmë dosjen dhe për shkak të mosplotësimit nga ana jonë zvarritet qytetarët, kjo e zhduk radhën dhe zvarritjen”- tha Rama.
Postimi i Rames
50 SHËRBIME PUBLIKE të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë prej 1 janarit online në ? https://e-albania.al/. #REVOLUCIONIDIGJITAL2020 ??transformon rrënjësisht marrëdhënien e drejtuesve të automjeteve me shtetin #PaRadha #PaRryshfet ?. Administrata në këmbë për qytetarin?Jo më qytetari në këmbë për administratën?
#ShqipëriaqëDuam??☀