Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publike dakordësimin me strategjinë e prezantuar. Në një deklaratë për mediat, Basha bëri me zgjidhja e krizës politike dhe reforma zgjedhore janë dy objektiva madhore.
“Përshëndes dhe mirëpres ardhjen e një komisioneri si Varhelyi në portofolin e zgjerimit. Më prezantoi me trategjinë që do të paraqes ai dhe presidentja e re e Komisionit, strategji të cilën unë dhe opozita e mbështesim plotësisht.
Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të paraprira nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas kushteve të Bundestagut dhe hapja e negociatave të anëtarësimit janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njeri-tjetrin.
Mirëprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar si hap i parë për të çuar drejt demokracisë reale në Shqipëri, ku qytetarët dhe jo kr.iminelët dhe kr.imi të zgjedhin pushtetarët që nga parlamenti, qeveria, kryebashkiakët e kështu me radhë”, u shpreh Basha.