Aktorja e mirënjohur shqiptare Hajrie Rondo u shua gjatë ditës së djeshme pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë të kancerit që e kishte goditur në kokë.
Profesori Përparim Kabo, një ndër miqtë e ngushtë të aktores së ndjerë, ka rrëfyer momentet prekëse të zizë në shtëpinë e Hajrie Rondos në Himarë ku ajo dha shpirt.
Shkrimi i plotë:
Kjo është shtëpia e Engjëllit Hajrije Rondo në Himarë. Përballë është deti, ullinjt e heshtur dhe një paqe e amshuar. Tek hyra në shtëpi takova burra himariotë të ngrirë, por gjithë respekt. Takova të shoqin Kiçon e ngushëllova dhe mbetëm të përqafuar dhe të përlotur. Me tregoi me hollësi për momentet e fundit…ishte shuajtur në krahët e Kleas, të bijës e paqtë dhe me mendjen e plotë duke bërë si gjest të fundit marjen e dorës të të shoqit Kiços e duke ja puthur.
Në katin e dytë gratë himariote të veshura për zi e mort bënin roje në heshtje…Takova Klean që ka bukurinë e nënës dhe trupin shtatlartë të të atit. U përpoqa të imagjinoja kur më thoshte…Ja te bëhem mirë e të vish te ne në Himare e do kenaqemi…Erdha mike për të përcjellur në udhetimin e fundit. Në dhomë njerëzit flasin me zë të ulët…janë ata që e dinë ç’është jeta e sa vlen e ç’është vdekja e si duhet respektuar…Artist ishte vetem një nga Himara që vite më parë e kishe parë në Estradën e Vlores…Ndoshta artistët janë rruges duke ardhur.
Disa muaj më parë Rondo i është nënshtruar një ndërhyrje në kokë, por nuk ja ka dalë dot mbanë të mundë sëmundjen.
Nje nga rolet qe e ben te pavdekshme aktoren, eshte ai i Tanes tek “Perralle nga e kaluara”.
Pak kohe me pare aktorja mori çmimin ‘Simbol i Qytetit’ nga kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj. “I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, ishin fjalet e saj teksa mori cmimin simbolik, fjale keto qe tingulluan shume frymezuese thene prej saj.
Aktorja ka lindur më 1 mars të vitit 1951 në Delvinë dhe jetuar për një kohë të gjatë në qytetin e Fierit.
Hajrie Rondo ka qenë një aktore me diapozon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.
Ndër rolet e saj më të spikatura janë Donika Saro tek filmi “Një Vit i Gjatë”, Tana tek “Përrallë Nga e Kaluara”, Evanthia në filmin “Pesha e Kohës”, apo roli me Sejfulla Myftarin tek komedia “Gjithë Fajet i Ka Paraja”.