Replika të forta mes analistit Andi Bushati dhe përfaqësuesit të PD-së Çlirim Gjata. Të ftuar në emisionin Open në TCH, Gjata po fliste në lidhje me marrëveshjen e arritur mes palëve për reformën zgjedhore. E teksa Gjata deklaronte se marrëveshja u bë për shkak se ishte një ndër kushtet e Bundestagut, gazetari Bushati ndërhyri duke i thënë se opozita po ‘lëpin atë që nuk thuhet’.
Gjata: Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Do të vazhdojmë me qëndrimet tona. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje
Andi Bushati: Po lëpini atë që nuk thuhet, se s’dua të prish fjalorin.
Gjata: Të lutem, t’i lëmë metaforat. Unë nuk ndërhyra kur folët ju