Teksa vjedhja e energjisë elektrike vijon të jetë një fenomen shqetësues në vendin tonë, punonjësit e OSHEE-së kanë hasur një rast të pazakontë gjatë punës dhe kontrolleve në terren.
Këtë rast OSHEE e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke treguar edhe habinë se si një qytetar kishte fshehur kabullin elektrik që e kishte lidhur ilegalisht poshtë tjegullave . Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Elbasan.
“Vjedhja e energjisë elektrike po realizohet në forma më të kamufluara. Rasti tregon qartë “shpikjen” për të fshehur lidhjen e dytë”, shkruan OSHEE në Instagram.