Qentë endacakë janë kthyer në një problem serioz për qytetarët e Shëngjinit dhe jo vetëm, të cilët kanë rënë pre e ndjekjes së këtyre kafshëve teksa shëtisin në bregdet.
Raportohet se shpesh personat që ndiqen, janë ata qytetarë që zgjedhin të vrapojnë. Teksa banorët nga njëra anë ndihen të frikësuar, mësohet se Bashkia e Lezhës ende nuk ka marrë asnjë masë për të sterilizuar qentë endacakë. /Nga Elidon NDREKA/