Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Nënë Tereza’. Raportohet se makina në pronësi të Nikollë Prenga, efektiv në burgun e Shënkollit, është djegur plotësisht.
Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se ka qenë një zjarrëvënie e qëllimshme, pasi mund te kete lidhje me detyren e policit. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen.