Tragjik ka qenë fati i një të riu shqiptar në Itali, i cili ka humbur jetën në një aksident. Ngjarja ndodhi në Torino mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se shqiptari ka qenë duke ecur në trotuar, kur një makinë me shpejtësi e ka përplasur dhe është larguar menjëherë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh zonat e Stupinigi dhe Orbassano. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia, por ka qenë e pamundur të shpëtohej shqiptari.