Një automjet i shkrumbuar nga flakët është gjetur në zonë e Shkallnurit në Durrësit. Mjeti është i llojit Range Rover. Policia po verifikon nëse mjeti është i njëjti me atë që u krye rrëmbimi i një personi në zonën e Kamzës në Tiranë. Policia po verifikon për numrin e shasisë mjetit.
Më 17 janar në Kamzë u fut me forcë brenda një automjeti një 47 vjeçar i quajtur Jak Prenga, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44 paraditen e së premtes së javës së shkuar, në rrugën “London”, ku dy persona të maskuar e kanë futur me forcë në makinën e tyre 49-vjeçarin Prenga dhe janë larguar në drejtim të paditur.