Një aksident i trefishtë ka ndodhur në hyrje të Rrugës së Kombit në Milot ku janë lënduar dhe dy persona. Raportohet se tre automjete janë përplasur kurse dy të dmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit.
Shkak i askidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar kurse një prej të lënuarvë ka marrë dëmtime të rënda në njërën këmbë. Nga foto e siguruar nga ShkodraWeb Media duket se në aksident janë përfshirë një Range Rover, Ford dhe Benz. Kurse aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata.