Viti 2019 ka shënuar një bilanc fatal sa i përket jetëve të humbura në aksidente. Ndonëse numri i tyre shënoi rënie në krahasim me një vit më parë, ato kanë qenë më të rënda, ku aksidentet me pasojë humbjen e jetës kanë qenë më të shpeshta te gratë, sikurse raporton INSTAT.
Nga aksidentet humbën jetën 227 persona në 2019-n, nga 213 një vit më parë, ose rreth 6% më shumë. Ndërsa kanë humbur jetën më pak meshkuj (171 nga 172 një vit më parë), tendenca ka qenë e kundërt për femrat, teksa po rritet numri i grave shofere. Sipas INSTAT, në 2019-n humbën jetën 56 femra, nga 41 vitin e mëparshëm.
Në muajin dhjetor 2019 numërohen 135 aksidente rrugore nga 136 aksidente të ndodhura në muajin Dhjetor 2018, duke u ulur me 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2019, numërohen 1.498 aksidente rrugore nga 1.718 aksidente të ndodhura në vitin 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Dhjetor 2019, numri i të aksidentuarve (të vr.arë dhe të pl.agosur) është 187 persona nga 162 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 15,4 %. Numri i të aksidentuarve në vitin 2019, është 2.044 persona nga 2.291 persona, duke u ulur me 10,8 %, krahasuar me vitin 2018.
Në muajin Dhjetor 2019, numri i të vd.ekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 23 persona të vd.ekur në Dhjetor 2018. Në vitin 2019, numri i të vd.ekurve nga aksidentet rrugore është 227 persona nga 213 persona në vitin 2018.
Në muajin Dhjetor 2019, aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 18,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vitin 2019, aksidentet rrugore, në 14,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 37,7 %, krahasuar me një vit më parë. /monitor/